HomeSport

Inter nuk di të ndalet/ Vazhdon me fitore, zhgënjen Napoli

Inter nuk di të ndalet, teksa vazhdon serinë e fitoreve në Serie A. Përballë Lazio, mjaftoi një gol i D’Ambrosio në minutën e 22-të dhe në këtë mënurë, zikaltërit arkëtojnë tre pikëshin e radhës.

Sfida ka qenë luftuar deri në fund dhe ekipet kanë patur shumë raste për të shënuar por portierët e të dyja skuadrave kanë qenë në ditën e tyre më të mirë. Handanovic në pjesën e parë dhe Strakosha në të dytën kanë bërë super pritje duke iu mohuar golin sulmuesve të të dyja skuadrave.

Me fitoren e sotme Inter ngjitet përsëri në krye me 15 pikë, duke i marrë vendin e parë Juventusit me 13 pikë. Napoli ishte surpriza e mbrëmjes teksa u mund brenda në shtëpi nga Cagliari me rezultatin 0-1. Fiorentina fitoi 2-1 përballë Sampdorias, ndërsa Spal-i i Berishës u mposht 1-3 në shtëpi nga Lecce.


TË NGJASHME