HomeSport

Inter plotëson dëshirën e Conte, 80 milionë euro për sulmuesin belg

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Inter dhe Manchester United kanë gjetur akordin përsa i përket transferimit të Romelo Lukakut. “Djajtë e Kuq”, kanë arritur akordin me Inter dhe do të marrin shumën që kërkojnë për transferimin e sulmuesit belg, plot 80 milionë euro. Kjo shumë, do të paguhet në dy vite dhe në të përfshihen edhe bonuset.

Pas shumë tratativa të dështuara, Ausilio u bind se duhet të rriste ofertën nëse dëshironte ti dhuronte Contes sulmuesin që aq shumë e dëshiron. Oferta e fundit e Inter ishte 65 milion euro plus bonuse, një ofertë e cila u refuzua menjëherë.

Gjithmonë sipas “AS”: Man.United kishte negociuar edhe me Juventus për Lukakun por pa mundur të gjejnë një akord. Lukaku pritet ti bashkohet Contes në turneun aziatik, jo të shtunën në sfidën që Inter do të zhvilloj me Man.United por sipas të gjithë gjasave më 24 korrik, në derbin që Inter do të luaj me Juven.


TË NGJASHME