HomeSport

Interi zyrtarizonë lojtarin e Premierligës

Inter pritet ta zyrtarizojë së shpejti transferimin e mbrojtësin e Southampton, Cédric Soares, i cili  ka kryer testet mjekësore në klubin italian.
Sipas Sky Sport Italia, Inter do t’i paguajë fillimisht 500 mijë euro për huazimin e portugezit deri në fund të këtij sezoni dhe do të mund ta blejë atë për 11 milionë euro.
Cedric luajti për katër vjet në Southampton dhe i bëri mbi 100 paraqitje në Premierligë me klubin e tij.
Ai ishte gjithashtu fitues i Kampionatit Evropian në vitin 2016 me Portugalinë. Portugezi luajti në katër ndeshje të atij turneu, përfshirë këtu edhe finalen kundër Francës.
https://www.youtube.com/watch?v=c92DlN4olYA


TË NGJASHME