HomeSport

Interisim i lartë për ndeshjen Tirana-Teuta në “Air Albania”, ja sa bileta janë shitur

Interesim i lartë për bileta për sfidën e sotme Tirana-Teuta. Edhe pse nuk ka një shifër zyrtare, mësohet se janë shitur të paktën 8 mijë bileta për këtë ndeshje, duke bërë që takimi të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese.

Tifozët bardheblu do të jenë të shumtë në stadium. E kanë premtuar në rrjetet sociale. Mendohet një impiant me më shumë se 12 mijë tifozë, që do të ishte diçka e madhe. Vetë klubi sërish dje ka bërë thirrje për pjesëmarrje në stadium. “Biletat e ndeshjes Tirana-Teuta kanë nisur të shiten prej së premtes. Interesimi në ditën e parë ka qenë shumë i madh.

Tirana-Teuta

Biletaria pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe dyqani zyrtar i FSHF-së te Rruga Elbasanit janë të hapura. “Merr familjen, miqtë, shokët dhe eja në stadium të mbështesim Tironën”, shkruante klubi. 

Durrsakët – Edhe Teuta u ka bërë thirrje tifozëve të jenë në kryeqytet dhe për këtë klubi ka vënë autobusë falas. “Ju njoftojmë se klubi ka vendosur transport falas për të gjithë tifozët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Tiranës, për të ndjekur sfidën e javës së 20-të ndaj KF Tiranës.

“Djemtë e detit” do të qëndrojnë në tribunat V. Biletat kushtojnë 500 lekë dhe mund t’i blini prej orës 9:00 deri në 16:00, te biletaria pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Nisja do të bëhet ditën e diel në orën 15:00 para Pallatit të Sportit”, shkruanin durrsakët.


TË NGJASHME