HomeTeknologji

Internet ‘hallall’ vetëm për myslimanët? Krijohet aplikacioni i ri

Një kompani në Malajzi po përmbush këkesat e përdoruesve të internetit për krijimin e një programi që, sipas tyre është në përputhje me vlerat islame.

Salamweb është emri i programit që ofron një eksperiencë tjetër në internet për ata që i përkasin besimit mysliman.

Aplikacioni përfshin mesazhe, lajme dhe veçori të tjera.

Related image

Sipas Hasni Zarina Mohamed Khan, drejtor menaxhues i Salam web, aplikacioni kryesisht përdoret në Malajzi dhe Indonezi, vende ku ka në shumicë dërrmuese besimtarë myslimanë.

“Ne duam ta bëjmë internetin një vend më të mirë,”-tha ai. “Ne e dimë që interneti ka të mira dhe të këqija, ndaj Salamweb ju jep mundësi për të përzgjedhur më të mirën.”

Qëllimi i kompanisë është të tërheqë 10%, të 1.8 miliardë myslimanëve në botë.

Image result for salamweb

“Ne po nxisim vlera universale, edhe pse Salamweb ka në shenjestër myslimanët, mund të përdoret nga të gjithë,”-shtoi Hasni Zarina. “Interneti mund të jetë i dëmshëm, ndaj është e qartë se kemi nevojë për një alternativë.”

SalamWeb mbështetet shumë në përmbajtjen që do shohin përdoruesit e internetit, ku do shënohen me sinjale paralajmëruese faqet e internetit që përmbajnë lojëra bixhozi dhe përmbajtje pornografike, çka sipas tyre bie ndesh me vlerat e besimtarëve myslimanë./revistamapo/


TË NGJASHME