HomeSociale

Interpretimi i ëndërrave

Ëndrrat janë të mistershme, por gjetja e kuptimit është me të vërtetë çoroditëse. Përmbajtja e ëndrrave tona mund të zhvendoset çuditshëm, mund të ketë elementë të habitshëm apo dhe të na tremb me pamje të tmerrshme. Fakti që ëndrrat janë kaq të pasura në elementë dhe kaq të verteta, i ka bërë njerëzit të besojnë se ato duhet të kenë një shpjegim.

Megjithëse ka shumë teori që shpjegojnë pse ne ëndërrojmë, asnjëra prej tyre nuk e përcakton plotësisht qëllimin, jo më të interpretojë kuptimin e ëndrrave.
“Kuptimi’ i ëndrrave ka të bëjë me koherencën dhe me marrëdhënien sistematike mes variablave, në këtë aspekt ëndrrat kanë kuptim. Ato janë më shumë si “zbulesa” të asaj që kemi në mendje.
Ëndrrat si rrugë për në mëndjen e pandërgjegjshme.
Në librin e tij “Interpretimi i endrrave” Zigmund Frojd hodhi idenë se përmbajtja e ëndrrave ka lidhje me përmbushjen e dëshirës. Frojdi besonte se përmbajtja e shfaqur në një ëndërr apo pamja dhe ngjarjet e ëndrrës, shërben për të maskuar përmbajtjen e fshehtë apo dëshirat e pandërgjegjshme të ëndërruesit.
Frojdi gjithashtu përshkroi 4 elementë të këtij proçesi të cilit ai iu referua si proçesi i ëndrrës.
Ngjeshja- Shumë ide dhe koncepte të ndryshme janë të përfaqësuara brenda një hapësire të një ëndrre të vetme.Informacioni është i përmbledhur në një mendim apo pamje të vetme.

Zhvendosja- Ky element i proçesit të ëndrrës maskon zbulimin emocional të përmbajtjes së fshehur duke ngatërruar pjesët e rëndësishme me ato të parëndësishmet e ëndrrës.

Simbolet- Edhe ky element censuron idete e shtypura që përmban ëndrra duke përfshirë objekte që kanë si qëllim të simbolizojnë përmbajtjen e fshehtë të ëndrrës.

Rishikimi i dytë – Gjatë kësaj faze përfundimtare të proçesit të ëndërrimit, Frojdi sugjeron që elementët e çuditshëm të ëndrrës ri-organizohen me qëllim që ta bëjnë ëndrrën të kuptueshme, duke krijuar përmbajtjen e qartë të ëndrrës.

M.D/GotaNews


TË NGJASHME