HomeSport

Intervista e sinqertë e Gareth Bale: Jemi thjeshtë robotë

Gareth Bale dhe Real Madrid, kanë një marrëdhënie shumë të tensionuar së fundmi, marrëdhënia aspak e mirë me trajnerin Zidane, aq sa ky i fundit i ka treguar derën e largimit uellsianit. Së fundmi në një intervistë, të dhënë për “BT Sports Film”, Bale nuk ka përdorur gjuhë të mesme duke theksuar se ka ndërmend të respektojë kontratën deri në fund me klubin madrilen. Ai shkon më tej, duke thënë se futbollistët janë thjesht robotë.

“Lojtarët janë robotë. Një profesionist futbolli nuk e është e mundur të caktojë kalendarin e tij apo ndeshjet siç ndodh në sporte të tjera sikundër tenisi apo golfi. Na thonë se ku duhet të shkojmë dhe kur duhet të shkojmë, çfarë duhet të hamë dhe sesi duhet ta kalojmë kohën me trajnerin. Është njëjtë sikur të humbasësh jetën tënde në këtë botë”.


TË NGJASHME