HomeShowbiz

“Invasion of Privacy” nga Cardi B, albumi më i mirë i vitit

Albumi debutues i reperes, Cardi B, “Invasion of Privacy” është shpallur nga Times si albumi më i mirë i vitit 2018.

Revista ka lëvduar krijuesen e hiteve të shumta se ka arritur që të përmbushë pritshmëritë dhe ka fituar me shumë meritë vendin e saj në hip hop.

“Invasion of Privacy” nuk solli vetëm repin e errët defensiv që ja solli shumë fansa, por ajo po ashtu ka sjellë hite si “I Like It”.

“Debutimi i Cardit nuk ja siguron asaj vetëm një ulëse në tavolinën e hip hopit, por e bën atë zërin e vetëm të llojit të muzikës që ajo bën”, shkruan në publikimin e fundit të Times.

“Invasion of Privacy” ishte në krye të Billboard 200 dhe mori vlerësime të larta nga revista si Rolling Stone.

Ndër albumet e tjera të vlerësuara janë edhe ato të Janelle Monae, J Balvin dhe Camila Cabello që mbyll top 10-shen.

Top 10 albumet nga Times:
1. Cardi B – Invasion of Privacy
2. Janelle Monae – Dirty Computer
3. Mitski – Be the Cowboy
4. Shawn Mendes – Shawn Mendes
5. J Balvin – Vibras
6. Robyn – Honey
7. Troye Sivan – Bloom
8. Kacey Musgraves – Golden Hour
9. The 1975 – A Brief Inquiry Into Online Relationships
10. Camila Cabello – Camila


TË NGJASHME