HomeSociale

Investigimi i Le Iene/ 11-vjeçari shqiptar në kampet e ISIS

Në emisionin investigativ italian Le Iene në puntatën e fundit erdhi historia e trishtë e Alvin, një fëmije shqiptar i lindur dhe rritur në Itali i cili u rrëmbye nga e ëma 5 vjet më parë dhe iu bashkua Shtetit Islamik në Siri.

Djali i vogël u gjet gjallë në një kamp të burgosurisht në pjesën kurde të Sirisë ku jetonin fëmijët dhe gratë e luftëtarëve të ISIS. Falë ndihmës së gazetarit Luigi Pelazza, babai me mbiemrin Berisha arriti më në fund të përqafonte djalin e tij.

Por ka një pengesë të madhe, edhe pse djali ka lindur dhe jetuar në Itali ka nënshtetësi shqiptare dhe për këtë arsye duhet prania e një diplomati të qeverisë shqiptare për ta tërhequr nga burg në qiell të hapur, të cilit tani i kanoset dhe një rrezik i ri që është bombardimi nga forcat turke.

Në linkun e mëposhtëm gjeni investigimin e plotë./tch

https://www.iene.mediaset.it/video/isis-alvin-figlio-siria-campo-prigioni_544251.shtml


TË NGJASHME