HomeTeknologji

iPhone pëson problem serioz me Facetime!

Facetime, një prej aplikacioneve më të përdorura në botë në aparatet celulare iPhone për të folur me kamera ka pësuar një problem.

Virusi i ri që ka prekur aplikacionin lejon përdoruesit që të fillojnë të dëgjojnë personin tjetër para se ai ta hapë videon ose telefonatën. Bloomberg Neës ka zbuluar problemin duke treguar se biseda dëgjohet automatikisht, pa shtypur asgjë.

Përveç kësaj, videoja arrin të dërgohet nëse ai që do marrë telefonatën klikon në butonin ku hapet e mbyllet celulari ose një nga butonat e volumit.

Ky është konsideruar si një problem i madh me të cilin po ballafaqohet kompania.


TË NGJASHME