HomeTeknologji

iPhone XR, smartphone-i më i mirë që Apple ka për të ofruar këtë vit

IPhone Xs Max i Apple përfaqëson iPhone-in më të mirë që Apple ka për të ofruar këtë vit.

Jo vetëm që telefoni ka një ekran masiv prej 6.5 inç, por përdor një ekran OLED i cili ofron ngjyra më të mira dhe është gjithashtu në teori më efikas në energji sesa ekrani LCD.

Megjithatë duket se pavarësisht se është pajisja më e mirë që Apple ka për të ofruar në këtë moment, iPhone XR më i lirë është duke arritur mjaft sukses po ashtu.

Telefoni sapo është lançuar për para-porosi, por sipas një raporti nga MacRumors, duket se disa modele tashmë kanë filluar të shiten dhe janë duke vlerësuar transportin brenda 1-2 javësh, që do të thotë se ato do të mbërrijnë në fillim të nëntorit, në vend të datës 26 tetor që Apple kishte premtuar më parë.

Megjithatë, është e mundur që Apple mund të ketë prodhuar më pak njësi të iPhone XR krahasuar me iPhone Xs dhe Xs Max. Në fund të fundit, Apple kishte një eksperiencë jo shumë të mirë me iPhone 5, pasi që është raportuar se Apple kishte një ton të inventarit të pashitur, kështu që ndoshta po i zbusin pritjet e tyre me iPhone XR.

Në të njëjtën kohë, analisti i njohur i Apple, Ming-Chi Kuo, kishte parashikuar se kërkesa për iPhone XR do të ishte më e mirë se sa pritej dhe deri tani, po fillon të duket kështu.

Edhe pse janë disa veçori të “munguara” në krahasim me iPhone Xs, fakti që është disa qindra dollarë më i lirë, e bën atë një blerje shumë më imponuese.


TË NGJASHME