HomeLajmi i Fundit

Irak, bomba vret 4 persona në trotuar

Kyrtarët policorë në Irak, kanë thënë se një bombë e vendosur në një trotuar të kryeqytetit Bagdad, ka shpërthyer duke lënë të vdekur të paktën katër ushtarë patrullues, dhe duke lënë të lënduar 4 të tjerë.

Në deklaratën e cila u lëshua nga Policia irakiane, thanë se incidenti ka ndodhur të martën, në qytezën Tarmiya, e cila ndodhet 25 kilometra në veri të Bagdadit. Thuhet se anëtarët e patrullës gjithashtu u sulmuan nga një njeri i armatosur i cili i sulmoi ata gjatë evakuimit.

Forcat e sigurisë kanë neutralizuar dhe vrarë tre militant, raporton Fox News.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Iraku ka deklaruar fitoren mbi Shtetin Islamik gjatë vitit 2017, por grupi ekstremist ka celula të fjetura përgjatë vendit dhe shpesh herë ka ndërmarrë sulme guerile në pjesën veriore të vendit.