Botë Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Irak/ Brenda gjashtë ditëve, 100 të vdekur në protesta

Është rritur në 100 numri i të vdekurve gjatë protestave antiqeveritare që vazhdojnë në Irak nga dita e premte, njoftoi Komisioni i Lartë për të Drejtat e Njeriut pranë Kuvendit të Irakut.

Në një deklaratë, komisioni tha se brenda gjashtë ditëve, 5.500 persona, përfshirë protestues dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë, po ashtu janë plagosur gjatë trazirave.

Irakianët po zhvillojnë protesta në rajone të ndryshme të vendit me qëllim për të shprehur revoltën kundër papunësisë, varfërisë dhe mangësive në shërbimin publik.

Protestat e nisura më 1 tetor u ndërprenë për shkak të ceremonive Arbain dhe më pas filluan sërish të premten.

Related posts

Tre dashuritë që përjetojmë gjatë jetës

Mila

Shehaj: Ja pse po shkatërrohet ekonomia

Klaudia gotanews

FBI dhe Antimafia Italiane shkatërrojnë lidhjet mes …

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!