HomePolitikë

Irak, vazhdojnë manifestimet kundër qeverisë

Protestat antiqeveritare rifilluan sot në Irak, ku vazhdojnë thirrjet edhe për manifestime të tjera nesër, theksuan gazetarët.

Në sheshin emblematik “Tahrir” të Bagdadit, disa qindra manifestues thërrisnin “Të gjithë hajdutë” duke iu drejtuar klasës politike, ndërkohë që në Nassiriya, 300 kilometra më në jug, ata bënin thirrje për rrëzimin e regjimit.

Në Bagdad, manifestuesit me flamujt irakianë në duar thërrisnin “Bagdadi i lirë, Irani jashtë”.

Për ekspertët, protesta e tetorit, më e përgjakshmja që ka njohur Iraku që prej rrëzimit të diktatorit, Saddam Hussein në vitin 2003, ka dobësuar vendin duke e bërë atë një pre më të lehtë të lojrave të influencës së dy aleatëve.//ATSH


TË NGJASHME