HomeShowbiz

Irkenc Hyka dhe Kaltrina Selimi publikojnë baladën e re “Kthema”

Këngëtarët Irkenc Hyka dhe Kaltrina Selimi kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.

“Kthema” titullohet kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit baladë.

Muzika është punuar nga vet Irkenci, gjersa për tekstin është kujdesur Endrit Mumajesi.

Kënga trajton temën e dashurisë, ndërsa i sjell për herë të parë Kaltrinën dhe Irkencin në një duet.

Irkenci është një prej kantautorëve më aktiv, teksa shquhet për bashkëpunimet e shumta.

Në anën tjetër, Kaltrina nuk është se ka qenë edhe shumë aktive me projekte muzikore, kjo për arsyen se jeton në Londër.

Ajo është e martuar prej vitesh me bashkëshortin e saj, Dritonin, dhe së bashku, kanë një djalë të pagëzuar me emrin Tristan.


TË NGJASHME