HomeShowbiz

Isaac ‘thumbon’ Dua Lipën, zbulon dy arsyet për të cilat ylli botëror e la

Këngëtarja Dua Lipa ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in, fill pas ndarjes me ishin e saj Isaac. Por si duket ishit të saj nuk i ka kaluar inati i ndarjes. Përmes një postimi në twitter ka ‘zbrazur’ arsyet pse sipas tij, Dua mund ta ketë lënë.

Me mesazhe të koduara që lënë të kuptohet se bëhet fjalë pikërisht për romancën e re me Anwar Hadid, ai shprehet: ‘Supozoj që fama dhe paratë janë faktor të mëdhenj’

Kaq ka mjaftuar që fansat ta marrin këtë postim si një rrëfim për dy arsyet për të cilat Dua e la Isaac. Kujtojmë që Dua dhe Anwar u përfolën në media se kanë nisur një lidhje, ndërsa vetëm disa ditë më parë ata e pranuan romancën përmes një videoje në instagram, teksa shfaqeshin të lumtur.


TË NGJASHME