HomePolitikë

Ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen pranon se ka shkelur ligjin

Ish-avokati personal i Presidentit të SHBA, Donald Trump, Michael Cohen, pranoi fajësinë për mashtrime me taksat, shkelje financiare të fushatës dhe mashtrime bankare.

Cohen u paraqit në një gjykatë federale të Nju Jorkut të martën, pasi arriti marrëveshje me prokurorët federalë.

Me zërin që i ndërpritej herë pas here, avokati 51-vjeçar iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit William Pauley III.

Cohen pranoi fajësinë kundrejt pesë akuzave për mashtrim me taksat, një akuze për deklarata të rreme në një institucion financiar, një akuzë për shkaktimin me dashje të një kontributi të paligjshëm fushate dhe një akuzë për kontribut fushate që e kalonte kufirin e lejuar.

Prokurorët federalë në Nju Jork e filluan hetimin e avokatit Cohen pas një reference të ardhur nga Robert Mueller, i cili heton rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe rreth një bashkëpunimi të mundshëm të fshehtë të fushatës Trump me Rusinë/zeriamerikes.com


TË NGJASHME