HomePolitikë

Ish-deputeti demokrat flet për përplasjen me ministrin Lleshaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, sqaroi debatin e tij me ministrin Sandër Lleshaj. Ai e ka konsideruar prezencën e Lleshajt në ambientet e spitalit për të vizituar protestuesit një show.

“Me të marrë njoftimin për disa persona të plagosur, se u ndodhëm aty kur edhe u plagosën unë u nisa në Spitalin Ushtarak për tu interesuar për gjendjen e tij. I plagosuri kishte hemorragji të madhe dhe me porosi të kryetarit Basha shkova t’i qëndroj pranë. Po komunikoja me kolegët e mi mjekë dhe aty mora vesh që kishte 4 të plagosur në total. I vizitova edhe ata, kishin dëmtime serioze.

U interesova edhe për 7 policët, nuk kishin nevojë për mjekim, ishin thjesht në regjim shtrati. Njëri kishte një hematomë të vogël në vetull, tjetri në pulpë, edhe ajo pa probleme. Me pak fjalë ishin dëmtime sipërfaqësore. Në një moment vërshuan forca të shumta policie u mbush spitali me civilë e policë, pas tyre hyri ministri i shoqëruar me ekipin e tij me kamera në dorë. Donte të bënte një shoë të neveritshëm”, tha Spahia.


TË NGJASHME