HomeRajon

Ish-deputeti grek ndalohet të hyjë në Shqipëri

I është ndaluar hyrja në Shqipëri ekstremistit grek, Babis Karathanos, i cili ka tentuar të hyjë në territorin shqiptar pasditen e sotme nëpërmjet doganës së Qafë Botës. Ai është kthyer mbrapsht nga pala shqiptare për shkak se shihet si një element që mund të shkaktojë trazira në ceremoninë e 1 vjetorit të vrasjes së Konstandin Kacifasit në Bularat.

Ish-deputeti i Parlamentit grek, Karathanos, ishte i shoqëruar nga deputeti i partisë në pushtet në Greqi, Demokracia e Re, Kostantinos Bogdanos dhe shoqëruesi i këtij të fundit Achileas Arvanitis. Edhe vete Karathanos ishte një nga kandidatët për tu bërë deputet nën siglën e partisë Demokracia e Re.

Ndërkohë një ditë para vjetorit të parë të vrasjes së Kostandinos Kacifas gjatë një shkëmbimi zjarri me RENEA-n, fshati Bularat është blinduar nga Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Fieri e Tirana.

Deputeti dhe shoqëruesi i tij nuk janë penguar të futen në Shqipëri pasi pritet të marrin pjesë edhe në festën kombëtare greke që është me 28 tetor dhe mesa duke deputeti ka zgjedhur ta kalojë me minoritarët grek në Shqipëri.

Ndaj Karathanos, drejtësia shqiptare ka një dosje të hapur dhe ai është nën hetim, dhe për shkak të procedurave nuk është futur në listën e personave ‘Non Grat’ që në të kundërt nuk do ti lejohej hyrja në Shqipëri për asnjë shkak.

cf072ea6-3b7a-4050-98ce-5f421dba5d3f

Për arsye hetimore, në mënyrë që ai të vijë në Shqipëri për tu marrë në pyetje Karathanos është hequr nga lista ‘Non Grada’.

Dy javë më parë autoritet shqiptare kanë bërë një listë të re me 15 emra që janë shpallur non grada krahas 61 të tjerëve që u shpallën një vit më parë.

Vitin e shkuar, pas ceremonisë mortore për Kacifasin, Karathanos organizoi një turmë të ardhur nga Greqia me autobusë për në ceremoninë e Konstandinos Kaçifas. Kjo bëri që të bllokohej për rreth 10 minuta, aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, duke shkaktuar kaos në trafik.

Në atë kohë Karathanos, hyri nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë ndërsa u kap në tentativë për tu larguar po në të njëjtën mënyrë duke u shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës. Ndaj tij nisi një hetim ndërsa u la i lirë pas marrjes në pyetje.

fbceb77a-5e42-4a57-a9a6-e27144c6974e

I njëjti person ka shkaktuar tensione edhe në Himarë disa vite më parë, duke e cilësuar edhe këtë zonë si minoritare në funksion të tezës së Vorio-Epirit. Ndërkohë në një reagim në rrjete sociale, Karathanosë ka reaguar menjëherë pas kthimit të tij në doganën shqiptare duke thënë se po tentohet të frikësohen grekët. “Do të jemi të pranishëm për të nderuar heroin tonë!” shkruante ndër të tjera Karathanos teksa shpërndan edhe emrat e 7 shoqatave minoritare.


TË NGJASHME