HomePolitikë

Ish-deputeti i LSI bën thirrje: Vendi në zgjedhje

Duke nxjerrë grafikun qe shihni me poshte, i cili tregon numrin e emigrantëve larguar nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së, ish deputeti i LSI Perparim Spahiu e quan jo normal kete trend dhe thote se asnjë argumemt i kryeministrit nuk mbulon dot krizën e thellë ku vendi është zhytur.

migr

“Qartazi shihet që numuri i shqiptarëve është sa dyfishi i serbëve edhe pse kjo e fundit ka një popullsi me mbi 7 milion banorë.

Kjo krizë, është “tërmeti” më i madh që vendi po përjeton, dhe vetëm një analizë e thellë për shkaqet, e jo fshehja nën maskën e një situate normale emigrimi, siç Edi Rama shprehet, do të na çonte në zgjidhjen e këtij problemi.

Kjo qeveri (qeveri i thënçin) ka dështuar plotësisht me pilitikat e saj dhe është halli më i madh që shqiptarët kanë sot.

Na takon neve si opozitë të bëjmë presionin maksimal për ta rrëzuar atë dhe për të çuar vendin ne ZGJEDHJE, si zgjidhja e vetme e situatës së rëndë ku gjendemi, shkruan Spahiu ne nje postim ne rrjetet sociale.


TË NGJASHME