HomeSociale

Çfarë vendosi gjykata/ Ish-deputeti i PD flet në gjyq

Pa praninë e mediave dhe në një situatë të tensionuar është zhvilluar këtë mesditë seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për ish-deputetin e PD-së, Bardh Spahia.

Gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë “arerst shtepie’ për ish-deputetin e PD-së.

Ndërkohë që jashtë ambientet e gjykatës janë të ‘blinduara” nga forca të shumta policie, por edhe nga shumë mbështetës që thërrasin për lirimin e tij.

Në seancë Spahia e ka quajtur arrestim politik ndalimin që iu bë, ndërkohë që ka kërkuar nga gjykata të shihen e të vlerësohen faktet dhe të vërtetat.

“Arrestimi im, prapaskene politike”- mësohet të ketë thënë ish-deputeti.


TË NGJASHME