HomePolitikë

Ish-deputeti Shehu apel qeverisë, ja çfarë kërkon

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar që të anulohet pagesa prej 40 milion dollarësh e programuar nga qeveria për koncesionet në Shëndetësi për vitin 2020.

Shehu thekson se është krim që në këtë situatë të vështirë kur dhe ku sistemi shëndetësor është në gjendje katastrofale të paguhet një vlerë e tillë për koncesionet.

“Është krim mbi krim qe ne ketë situate tejet te vështire kur gjendjes katastrofale te sistemit shëndetësore ju shtuan te tjera vështirësi nga termeti, tu paguhen për vitin 2020 monopoleve terresisht abuzive, jo rentabel klinikisht, dëmtuese te tërësisë funksionale te institucioneve shëndetësore, pra PPP-ve, edhe 40 M $ te tjere.

Pasojat e tërmetit, që ka dëmtuar edhe struktura spitalore e shendetesore ne Tirane dhe Durres, se bashku me te tjera detyrime te reja te imponuara ndaj qytetareve prej tij, kerkojne kosto shtese te mëdha për sistemin tone shëndetësor, deri me tani ne varferi afrikane, per tu perballuar.

Te gjitha këto fonde gjigande për realitetin tone, te destinuara per te ashtuquajturat PPP te keq përdorura deri ne ekstrem, duhet te hidhen menjëherë ne shërbim te plote te qytetareve, te përballimit te nevojave te tyre nga sistemi shëndetësor dhe pse jo edhe per përmirësime te tjera reale te ketij sistemi ne kolaps”, thekson Shehu.


TË NGJASHME