HomePolitikë

Ish-deputetja e bindur: Do të ketë…

Ish-deputetja e LSI-së, Kladja Gjosha e ftuar në emisionin Opinion në News 24 tha se në qershor nuk do të këtë zgjedhje, ndërsa shtoi se nëse kryeministri futet në zgjedhje, ky veprim do ishte një vetëvrasje për Partinë Socialiste.

Do të jetë vetë presidenti, i cili do të veprojë sipas kushtetutës. Kërkesa e aleatëve është e drejtë. Sot nuk mund të diskutohet për zgjedhjet lokale pa zgjidhur atë se çfarë është bërë në 2017. Kushti është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore. Nëse ai do të shkojë në zgjedhjet monopartiake do të ishte një vetëvrasje politike. Besoj se nuk mund të shkohet në zgjedhje pa u ulur e biseduar. Nuk do të shkohet në zgjedhje. Të jeni të bindur. Edhe vetë kryeministri do të dorëzohet, patjetër që vendi do të shkojë në krijimin e një qeverie tranzitore. Nëse jo, do të jetë një vetëvrasje për Ramën dhe PS-në. Sot qytetarët e kanë kuptuar që pas 2017, e shohin se asgjë nuk iu rikthehet atyre dhe familjeve të tyre”, tha Gjosha.


TË NGJASHME