HomePolitikë

Ish-deputetja e LSI: Ramën do e largojmë me 16 Mars

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 tha se protesta që do të bëhet me 16 Mars do të jetë më masivja, ndërsa do të ketë dhe përfaqësues nga diaspora.

“Rama të dialogojë me ata që i ka në protesta. Më 16 mars do zhvillohet një nga protestat më të mëdha që ka parë Shqipëria në këto 20 vite. Do kemi edhe përfaqësues nga diaspora”, u shpreh Gjosha.

Sipas saj, vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme para atyre të qershorit dhe se kryeministri Rama do të japë dorëheqjen.

“Vendi është në situatë ekstreme. Cilido kryeministër përballë qytetarëe e ka të vështirë të rezistojë. E them me bindje Rama do ta japë dorëheqjen”,- shtoi Gjosha.


TË NGJASHME