HomePolitikë

Ish-deputetja e PD: Ja sa milionë euro janë keqpërdorur nga qeveria

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat ka bërë një denoncim, që sipas saj vitin e kaluar 1.7 miliardë euro janë keqpërdorur me qëllim nga qeveria.

“Raporti i OKB-së nënvizonte problemin e korrupsionit endemik që ka kapluar qeverisjen dhe shoqërinë tonë. Raporti i DASH, ambasadorja gjermane dhe biznese shqiptare vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin e tyre për korrupsionin dhe lidhjet e bizneseve me qeverinë në përfitimin e tenderëve publikë.

Së fundi, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit fakton se vitin e kaluar qeveria ka keqpërdorur me qëllim 1.7 miliardë euro. Nga kjo shumë, 923 milionë euro është dëmi ekonomik nga të ardhurat e pa mbledhura, që lidhet direkt me korrupsionin endemik, ndërkohë që janë keqshpenzuar në tenderë dhe jo vetëm, 587 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Gjykata Europiane e Auditit fakton se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tenderët, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme, që do t’i kursenin buxhetit miliona euro nga taksat e shqiptarëve”, tha Tabaku.


TË NGJASHME