HomePolitikë

Ish-deputetja e PD: Rruga për BE kalon nga…

Partia Demokratike ka reaguar me anë të ish-deputetes Jorida Tabaku për vendimin e BE-së për të mos çelur negociata për Shqipërinë.

Sipas Tabakut, dështimi i hapjes së negociatave është personal i Ramës, ndërkohë që shtoi që rruga për në BE kalon nga dorëheqja e tij.

“Do të kishte qenë shumë mirë për ne të kishim një PO, por ne duhet të zbatojmë disa kritere minimale. Kryeministrat europiane flasin se në Shqipëri janë përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë. Nuk ka faj Europa pse grupet kriminale shqiptare, janë bërë problem në BE, pse këtu vidhen zgjedhjet, pse këtu vjedh qeveria dhe qytetarët largohen dhe kërkojnë azil. Rruga e integrimit është e lidhur në mënyrë të pashmnasghme me largimin e Ramës. Vetëm nëse largohet ai, mund të plotësoshe kushtet  për të nisur bisedimet dhe mund të kthehet shpresa. Mund ti themi jo vjedhjes së zgjedhjeve dhe të vazhdojmë rrugën e integrimit”, theksoi ish-deputetja e PD.

Pyetje: Rama thotë se nuk janë 9 kushte, por janë 1 mijë kushte që duhen për integrimin.

Jorida Tabaku: Nuk dua të komentoj Ramën, por zoti Rama vjet festoi hapjen e negociatave, para dy javësh tha se Bundestagu nuk ka kushte dhe do të nisin bisedimet për kapitujt e negociatave, në 2016-ën Rama tha se do të hapen negociatat. Duhet të merremi me punë reale dhe jo me propagandë. Rama duhet të vendosë të parin prioritetin kombëtar për integrimin dhe jo të ketë prioritet pushtetin e tij personal. Sepse ai është pengesa kryesore për procesin. Nëse nuk do të ishte Rama, sot nuk do të ishim të përfshirë në dokumentin e Bundestagut si vend bazë për drogërat e forta, nuk do të përmendeshim nga OSBE ODIHR si vend që nuk ka më standard për zgjedhje të lira e të ndershme dhe nuk do të kishim kusht që të nisnin procedime penale për ata që kanë vjedhur zgjedhjet. Edi Rama duhet të merrte sot përgjegjësi.

Pyetje: A ndikon reforma e Bashkimit Euriopan?

Jorida Tabaku: Jo, sepse liderët europianë po flasin për Shqipërinë si një vend me kriminalitet, që prodhon krim, që nuk ka institucione të pavarura, që mungojnë gjykatat, mungojnë zgjedhjet e lira. Nuk është një çështje e politikës gjeostrategjike.

Pyetje: Ka një lajm të konfirmuar se kryeministri i Maqedonisë ka dhënë dorëheqjen.  Keni një koment?

Jorida Tabaku: Dorëheqja e Zaev, është një akt prej shtetari. Shpresoj që Rama të reflektojë dhe të japë dorëheqjen. Duhet të jetë një sinjal shumë i mirë edhe për rrugën që duhet të ndjekë Edi Rama. E vetmja mënyrë është largimi i tij që Shqipëria të vazhdojë rrugën e Bashkimin Europian. Është në të mirë të Shqipërisë, që dokuemnti I Bundestagut me 9 kushtet të bëhet një udhërrëfyes për një qeveri të rë tranzitore, pa Edi Ramën që Shqipëria të sigurojë plotësimin e kushteve për në Bashkimin Europian dhe të zhvillojë zgjehdje të lira e të ndershme.


TË NGJASHME