HomeSport

Ish e dashura e Floyd Mayweather gjendet e vdekur në makinë

Josie Harris, 40-vjecarja nënë e tre fëmijëve të boksierit të njohur amerikan Floyd Mayweather është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni, sipas mediave amerikane.

Agjencia TMZ Sports, raporton se autoritetet u thirrën në shtëpinë e Harris mbrëmjen e djeshme ku e gjetën pa ndjenja në makinë, ndërsa u shpall e vdekur në vend.

Ajo ka qenë partnerja e nga 1995 deri në 2010 dhe çifti kanë së bashku tre fëmijë Koraun, Zion e Jirah.

Raportimet sugjerojnë se vdekja po trajtohet si e tillë dhe jo vrasje.

Mayweather e Harris kishin një marrëdhënie të paqëndrueshme. Boksieri pa humbje është arrestuar për dhunë në familje në lidhje me Harris në 2010 dhe kreu dy muaj burg pasi u gjobit $2,500.

Harris pretendonte se Mayweather e kishte sulmuar para fëmijëve dhe më vonë kishte kërkuar dëmshpërblim disa miliona dollarë për shkeljet.


TË NGJASHME