HomePolitikë

Ish-kreu i KQZ flet pas takimit me Kreun e Shtetit

Në kuadër të takimeve të shumta që ka zhvilluar dy ditët e fundit, Presidenti Ilir Meta priti sot ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume.

Pas përfundimit të takimit, në një deklaratë të shkurtër për mediat, Kume tha se me Presidentin kishte diskutuar mbi rrugën që duhet ndjekur për daljen nga kriza, ndërsa shtoi se sipas optikës së tij, vendi po qeveriset jo më sipas rregullave dhe demokracisë përfaqësuese.

Sipas Kumes, Presidenti këmbënguli që “problemet të zgjidhen nga ne dhe të mos hapim sytë nga ndërkombëtarët”.

Si rezultat i kësaj mënyre të qeverisjes në kuptimin e përgjithshëm të fjalës qeverisje, kemi krijuar probleme që duhen zgjidhur dhe Presidenti këmbënguli që problemet të zgjidhen nga ne dhe të mos hapim sytë nga ndërkombëtarët. Ne duhet të marrim në dorë fatet tona. Presidenti vlerëson se është koha dhe nevoja që të komunikohet në mënyrë intensive me shqiptaret, me ata që kanë të drejtën dhe duhet të ushtrojnë të drejtën e sovranit. Pastaj, kete qëndrim te Presidentit e gjeta edhe të përshtatur në vijim të asaj që unë kam kohë që e kam paraqitur që është një thirrje për të gjithë aktorët politikë, brenda dhe jashtë parlamentit, specialistë e teknicienë, për t’u bërë të gjithë bashkë dhe të realizojmë reformën e thellë legjislative që do ketë mundësinë të krijojë shtrati e  nevojshëm të ndërtimit të demokracisë. Ne jemi një vend që nuk po qeverisemi më sipas rregullave të demokracisë”, tha Kume.


TË NGJASHME