Kosovë Lajme Politikë

Ish kryeministri flet pas shpërndarjes së Kuvendit

Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, ka folur pas seancës për shpërndarjen e Kuvendit, duke e përshëndetur kete vendim dhe ka thënë se partia e tij është e gatshme të bëjë koalicion me Nismën e Fatmir Limajt si dhe AKR-në e Behgjet Pacollit. Haradinaj ka komentuar gjithashtu edhe deklaratën e Albin Kurtit, i cili e quajti qeveri të dështuar qeverisjen Haradinaj.

“Kjo është dëshmi e pjekurisë politike. Kësisoj që qytetarët e vendit me këtë pjekuri do vendosë se si do udhëhiqet Kosova në etapat e reja. E kam ditur që do vije këtë ditë që nga 22 korriku. Forcat politike i kanë gjitha mundësitë me bashkëpunu e me i ofru vendit koncept zhvillimor. Jemi bashku me PSD-në, jemi të hapur edhe me Nismën e AKR-në”.

Tutje ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si pjekuri politike shpërndarjen e parlamentit.

“E vlerësojë si shenjë të pjekurisë politike vendimin e sotëm. Me shpërndarjen e Kuvendit kjo është një dëshmi e pjekurisë politike. Kësisoj besojë shumë që qytetarët e vendit, Kosova, me këtë pjekuri do ta shfrytëzojë të drejtën e saj me vendosë se si do të udhëhiqet Kosova. Në ditën kur kam dhënë dorëheqje e kam ditë se do të vije kjo ditë. Më vjen mirë që shkoi me kaq shkallë të madhe të pjekurisë. Jemi të hapur për Nismën dhe AKR-në. Do të bashkëpunojmë edhe me këto subjekte politike në bazë të vullnetit të tyre. Unë nuk jam më kryetar Qeverie. Nuk kam të drejtë të jem në sallë”, thotë Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se nuk është pishman që ka krijuar Qeverinë me PDK-në duke shtuar se ka kryer punë të mira.

“Qytetarët duhet të fokusohen te konceptet politike. Nuk jam pishman për koalicionin qeverisës”, ka thënë Haradinaj./Ekspress

Related posts

Shkëmbimi i territoreve, ja dyshimi që ka Haradinaj

Klaudia gotanews

PD kërkon interpelanca për “studentët” dhe “kufirin Kosovë-Serbi”

Mila

Protesta, Basha thirrje qytetarëve: Të bashkohemi si njerëz të lirë

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!