HomeKuriozitete

Ish-marinsi, 62-vjeçar, thyen rekordin Gines!

rekord ish marinsi

Një ish-marins, 62-vjeçar në SHBA ka thyer rekordin e planking botëror me një kohë prej tetë orësh, 15 minutash dhe 15 sekondash. Ky rekord ka të bëjë me qëndrimin për një kohë sa më të gjatë në pozicionin fillestar të ulje-ngritjeve me duar.

George Hood vendosi rekordin për plankin më të gjatë të barkut për meshkuj në Çikago, sipas Guinness World Records. Ai tejkaloi rekordin e mëparshëm prej tetë orësh e një minutë, të vendosur nga Mao Weidong në Kinë në 2016. Hood thotë se ai bëri rreth 2.100 orë plankin si parapërgatitje.

Ai tha per BBC: “Unë e kam shkëputur veten plotësisht nga realiteti i përditshëm. Kjo disiplinë është një art që kërkon aftesi të veçanta dhe trajnim në vite.”

Hood gjatë mbajtjes së rekordit ka kërkuar muzikë rrok, duke qënë se ajo eshtë muzika e tij e preferuar që nga fëmijria.

“Gjithmonë kam dëshiruar të isha një rock star, sikur dhe vetëm 24 orë, të përjetoja atë ëndërr. Dua t`ju them me bindje që ato tetë orë, 15 minuta dhe 15 sekonda, isha një rock star.” Ai e përfundoi garën duke bërë 75 ulje-ngritje, qe njihen ndryshe si pompa.

Pasi theu rekordin, Hood deklaroi tërheqjen e tij nga aktivitet e tilla.


TË NGJASHME