HomeE Jona

Ish-ministri britanik pesimist për Brexit

Ish-ministri britanik i mbrojtjes, Gavin Williamson, tha se bisedimet e kryeministres Theresa May me Partinë Laburiste për Brexitin janë një gabim i rëndë. Zonja May po shpreson të arrijë një konsensus me partinë opozitare për marrëveshjen e saj lidhur me largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian pasi plani i saj dështoi tri herë rresht në parlament.

Sidoqoftë, Williamson, i cili ishte shkarkuar për shkak të publikimit të të dhënave lidhur me kompaninë “Huawei”, tha se këto bisedime janë të paracaktuara të dështojnë. Ai shtoi se interesi i vetëm i liderit të opozitës, Jeremy Corbyn, janë zgjedhjet e përgjithshme.

Ish-ministri tha se Corbyn do të bëjë gjithçka që mundet për t’i përçarë, penguar dhe nervozuar konservatorët me shpresë për ta rrëzuar qeverinë.