HomePolitikë

Ish-ministri flet për anti-KÇK: Është antikushtetuese

Ish-ministri i Drejtësisë  Ylli Manjani ka folur në lidhje me zbatimin e paketës “anti-KÇK”, e cila u miratua pak ditë më parë nga Qeveria.

Gjatë një interviste televizive, Manjani është shprehur se kjo paketë është antikushtetuese. Sipas tij, ky ligj është miratuar pa u lexuar fare nga ministrat që janë në Kuvend.

Ish-ministri shprehet se mbështetja e ndërkombëtarëve është teatër, pasi ata kanë investuar dhe po mbrojnë përfitimet e tyre. Ndërsa thekson se nuk është detyra e ndërkombëtarëve që të ruaj Kushtetutën e vendit tonë.

 “Të gjithë këto që flasin kundër kësaj pakete qeveria dëshiron që ti quajë të lidhur me krimin. Ky ligj i miratuar me vendim qeverie që është lexuar nga një tuf ministrash që me shumë gjasë nuk është lexuar nga ministrat, është miratuar direkt si ligj dhe nuk ka lidhje fare me nenin e Kushtetutës pa pasur asnjë rast nevojë emergjence për miratimin e tij. Ka 7 vjet që qeveria thotë ese e ka luftuar krimin zihet me RAI dhe përzë polic me miratimin e këtij ligji del se qeveria ka pasur  emergjencë për miratimin. Qeveria thotë se po luftojmë krimin kjo është gjë e mirë, por me këto instrumenta që tejkalojnë aktin kushtetues, rrezon sigurinë juridike, sigurinë gjyqësore, anashkalon SPAK dhe BKH me atë akt normativ i anashkalon të gjitha këto. Këto janë teatro populistë që nuk kanë asnjë kuptim, në një shtet të së drejtës nuk i mbushet mendja kryeministrit dhe ministrit se jam i ndershëm kjo mendje duhet me ju mbush mendjen prokuroreve dhe gjykatësve. Kryeministri duhet ti japë hesap popullit dhe populli kryeministritUnë mendoj se ato janë palë me këtë pasi mund të kenë derdhur disa para dhe po mbrojnë paratë e tyre, nëse një delegacion si ai i BE dhe SHBA përfshihet në këtë rrugë nuk është më arbiter. Përfshirja e tyre në këtë i bën që të jenë në pozita të panashme. Nuk pres që pjesa diplomatike të na gjykojë ne se bën apo s’ben Kushtetuta, përderisa ato thanë se zgjdhje mund të ketë zgjedhje edhe pa dekret. Ne s’duhet ta lëmë fatin tonë në dorë të ndërkomëbtarëve pasi s’ka njeri të pagabueshëm,” shprehet Manjani.

Teksa ka folur në lidhje me mundësinë e zhvillimit të  zgjedhjeve të parakohshme, Manjani shprehet se nuk do ketë zgjedhje dhe pse sipas tij, mund të nxjerrin vendin nga kriza politike..

“Nuk shikoj zgjedhje të parakohshme, duhet patjetër të kishte do  ishte e vetmja zgjidhje që mund të kishte Shqipëria qoftë edhe me këtë kod që ne kemi. Ne kemi bërë 2 herë zgjedhje në 30 vjet, ne i konsiderojmë zgjedhjet hapësirë lufte. Nuk e lënë popullin të votojë, dhe kjo ëhstë kriza më e madhe dhe është e vështirë të zgjidhet,”shtoi nder te tjera ai.


TË NGJASHME