HomePolitikë

Ish-ministri i Drejtësisë: O pika mu në prokuror

atentati

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, në makinën e te cilit, ku udhëtonte dhe i cilësuarsi si i forti i Shijakut, u gjetën dosje hetimore.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manjani shkruan se në këtë rast nuk mjafton Vetingu, ndërkohë që ka ironizuar duke thëne “o pika mu ne prokuror”.

“Dosje hetimore në makinën ku, për më tepër udhëton edhe “Rrumi” në të!
O pika mu në Prokuror! Vettingu nuk mjafton në këtë rast…”, shkruan Manjani.

Prokurori mbeti i plagosur më 1 nëntor teksa mjeti i tij u qëllua me breshëri në mbikalimin e Shkozetit dhe për pasojë ai mbeti i plagosur dhe bashkë me të shoferi dhe i quajturi Rrumi.


TË NGJASHME