Ish-ministri i përgjigjet ambasadorit të BE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga ambasadori i BE-së në vendin tonë që theksonte se do të jetë gjykata ajo që do të shprehet për gjithë çështjet, përfshirë edhe ato zgjedhore.
Sipas Manjanit, “detyra e shqiptarëve është rivendosja e autoritetit kushtetues, pra e sistemit demokratik”.
Ai thekson se “Kjo detyrë fillon të zbatohet ditën kur Shqipëria të bëhet më një parlament pluralist. Prandaj duhet një datë zgjeshjesh parlamentare asgjë tjetër. Kjo është krizë e politikës sonë që nuk e zgjidh më politika, as me dialog koti e aq më pak me reformën zgjedhore imagjinare që do ta votojë parlamenti monist i mbushur me idiotë e “kopilë politikë”- siç thotë me të drejtë Akademik Profesor Artan Fuga”- shkruan Manjani.
Postimi i Manjanit
Që ta mbledhë mendjen Sorecca e të tjerët, Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues!
Kushtetuta është një dokument në letër që nuk legalizon dot asgjë nga ky realitet ku gjendet Shqipëria.
Nuk po i hyj fare analizës se kush e ka fajin, por ky është fakt. Krejt i lexueshëm nga të gjithë, përfshi edhe ata që s’dinë të lexojnë.
Organizimi shtetëror tashmë është i gjithi nën hyqmin e një partie të vetme.
Parlamenti, qeveria, bashkitë, administrata, policia, drejtësia, ekonomia, shoqëria civile, universitetet, shkollat e madje edhe Akademia e Shkencave janë të gjitha të një partie dhe drejtohen nga një njeri i vetëm.
Ndërkohë, Kushtetuta parashikon ndërtimin e një sistemi demokratik bazuar në pluralizëm qeverisje dhe jo autokratik e monopartiak.
Ndaj detyra e shqiptarëve është rivendosja e autoritetit kushtetues, pra e sistemit demokratik.
Kjo detyrë fillon të zbatohet ditën kur Shqipëria të bëhet më një parlament pluralist. Prandaj duhet një datë zgjeshjesh parlamentare asgjë tjetër.
Kjo është krizë e politikës sonë që nuk e zgjidh më politika, as me dialog koti e aq më pak me reformën zgjedhore imagjinare që do ta votojë parlamenti monist i mbushur me idiotë e “kopilë politikë”- siç thotë me të drejtë Akademik Profesor Artan Fuga.
Zgjedhjet parlamentare janë fillimi i zgjidhjet se çdo gjëje tjetër.
Kjo Shqipëri nuk është gati t’i bashkëngjitet Europës, megjithë dashamirësinë e Mogherinit që po na lë shëndenë…
Zgjedhjet parlamentare, ku populli Shqiptar të ketë mundësinë të zgjidhë krizën.
Populli shqiptar e meriton ta ketë këtë mundësi, njësoj si populli Italian, Austriak, Spanjoll, Danez e madje edhe si populli Serb, Maqedonas e Grek.
Të gjithë këto popuj vendosin për parlamentin e qeverinë që duan. Pse jo Shqiptarët?!
Kjo është çështja!
Të tjerat janë pallavra.

Cfare tha ambasadori i BE
“Pasi të përfundojë rigorozisht verifikimi i kandidatëve, SPAK do të lejojë të përmirësojë më tej luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të jetë në gjendje të sqarojë të gjitha çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me të drejtat kushtetuese, duke përfshirë çështjet e zgjedhjeve”, shprehej mes te tjerash në një postim të bërë në Twitter, ambasadori i BE.