HomePolitikë

Ish-ministri: Varfëria nuk bën revolucion

ylli-manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se varfëria dhe votat janë dy mjetet më efektive që elita politike i ka përdorur dhe i përdor për të sunduar.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ teksa thekson se kush iku nga Shqipëria ka shpëtuar, Manjani shton më tej se varfëria nuk bën revolucion, duke lënë politikën që të sundojë e qetë.

REAGIMI I MANJANIT
Asnjë sistem politik e shoqëror nuk mund të jetë i shëndetshëm nëse popullsia varfërohet vazhdimisht dhe i mohohet liria për të zgjedhur.
Asnjë iluzion s’mund të kemi, për sa kohë të trajtuarit me ndihmë sociale rriten dhe populli nuk zgjedh e as vendos për asgjë.
Varfëria dhe vota janë dy mjetet më efektive që elita politike i ka përdorur dhe i përdor për të sunduar.
Ndaj nuk ka kuptim të flitet për sistem qeverisës. Prandaj shteti ska asnjë kuptim. Prandaj demokracia bëhet demagogji…!!! ??

Është krejt e logjikshme kjo gjë. Nëse pret të ushqehesh nga ndihma sociale, kryetari i bashkisë të duket perëndi. Pra mbaroi liria për të zgjedhur.
Maksimumi mund të revoltohesh dhe të kërkosh përmbysje e cila, nga ana tjetër kërkon revoltë masive jo individuale. Kur kjo revoltë bëhet masive maksimumi bëhet revolucion, por jo demokraci.
Kulmi është kur varfëria nuk bën dot as revolucion…! Kjo pastaj i vë kapak çdo arsyetimi.
Pra, pa shpresë!
Askush nuk do të nxjerrë njerëzit nga varfëria nga njëra anë, por nga ana tjetër as varfëria nuk bën dot “detyrën” e saj… Kështu Politika sundon e qetë.
Prandaj logjika të fton të ikësh nga ky realitet.
Duam, s’duam ky është realiteti. Kush iku shpëtoi!
E dhimbshme!???


TË NGJASHME