HomePolitikë

Ish-ministria Gjoshaj komenton deklaratën e Kryekëshilltarit të CDU-CSU

Ish-ministria e Jashtme, Klajda Gjosha me një postim në faqen e saj zyrtare në facebook ka komentuar deklaratën e Kryekëshilltarit për Politikën e Jashtme, CDU-CSU, Hans Joachim Falenski, i cili ka apeluar për të mos luajtur me integritetin e Gjykatës Kushtetuese.

“Kryekëshilltari për Politikën e Jashtme të CDU-CSU, Hans-Joachim Falenski, ka bërë dje disa deklarata të forta mbi çështjen e Gjykatës Kushtetuese, rëndësinë për të mos luajtur me integritetin e saj, si dhe lidhjen e ngushtë të Kushtetueses me çeljen e negociatave të Shqipërisë.”

Madje Gjoshaj thekson se kjo deklaratë duhet lexuar me kujdes nga e cila në çdo moment ka minuar shtetin e së drejtës, institucionet e saj, me qëllim kapjen e pushtetit gjyqësor mazhoranca

|”Deklaratë kjo që duhet lexuar me kujdes nga mazhoranca, e cila në çdo moment ka minuar shtetin e së drejtës, institucionet e saj, me qëllim kapjen e pushtetit gjyqësor. Janë pikërisht momente të tilla që e mbajnë Shqipërinë pezull në procesin e saj të integrimit europian, e mbajnë larg standardeve dhe shuajnë shpresën te brezat e rinj!

Beteja për Gjykatën Kushtetuese është beteja për të drejtën e jetës, të drejtën e pronës, për lirinë e shprehjes, të drejtën për t’u arsimuar….është beteja për demokracinë! Në 2 Mars ne duhet të bëhemi bashkë për fëmijët tanë, bashkë për Shqipërinë europiane!”, thekson Gjosha.

Postimi i plotë

Kryekëshilltari pë Politikën e Jashtme të CDU-CSU, Hans-Joachim Falenski, ka bërë dje disa deklarata të forta mbi cështjen e Gjykatës Kushtetuese, rëndësinë për të mos luajtur me integritetin e saj, si dhe lidhjen e ngushtë të Kushtetueses me celjen e negociatave të Shqipërisë. Deklaratë kjo që duhet lexuar me kujdes nga mazhoranca, e cila në cdo moment ka minuar shtetin e së drejtës, institucionet e saj, me qëllim kapjen e pushtetit gjyqësor.

Janë pikërisht momente të tilla që e mbajnë Shqipërinë pezull në procesin e saj të integrimit europian, e mbajnë larg standarteve dhe shuajnë shpresën te brezat e rinj!

Beteja për Gjykatën Kushtetuese është beteja për të drejtën e jetës, të drejtën e pronës, për lirinë e shprehjes, të drejtën për t’u arsimuar….është beteja për demokracinë!

Në 2 Mars ne duhet të bëhemi bashkë për fëmijët tanë, bashkë për Shqipërinë europiane!

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME