HomeSport

Ish-portieri rikthehet te Kukësi, ja pozicioni i ri

Teksa futbollistët e Kukësit janë duke u stërvitur për fazën përgatitore për ligat e Europës, drejtuesit e klubit vazhdojnë të përforcojnë organikën dhe stafin e ekipit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, verilindorët njoftojnë rikthimin e ish-portierit, Ervis Koçi, tashmë me një pozicion në stafin teknik. Koçi, do të jetë zëvendës-trajner i portierëve, në stafin e trajnerit Ernest Gjoka.

Kujtojmë që 34-vjeçari Koçi, për shumë vite ka qenë pjesë e Kukësit, ndërsa më parë ka mbajtur edhe fanellat e Kastriotit apo Besëlidhjes.

POSTIMI I KLUBIT

Një legjendë e vërtetë e Kukësit është rikthyer! ?

Ervis Koci i është bashkuar stafit teknik si zëvendës trajner i portierëve.


TË NGJASHME