HomeSport

Ish tekniku i Italisë, Ventura rikthehet të drejtojë në Serinë A

Ish trajneri i Italisë, Gianpiero Ventura është rikthyer, teksa mbrëmjen e djeshme ka nënshkruar një kontratë thuajse 3-vjeçare me skuadrën e Chievos.

Ventura ishte në krye të kombëtares italiane në edicionin e kaluar të eliminatoreve të “Rusi 2018” dhe u përball me një lumë akuzash, pasi nuk arriti të kualifikojë Italinë për në Botëror.

Gjithsesi tashmë teknikut i është besuar drejtimi i Chievos, ku do të pasojë Lorenzo D’Annën, i cili u shkarkua pas një starti të dobët të skuadrës veroneze.

Chievo e nisi kampionatin me një pezullim prej 3 pikësh dhe pas 8 javësh ka marrë vetëm 2 pikë, duke u renditur në vendin e fundit me -1 pikë dhe duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në Serinë A.


TË NGJASHME