HomeSport

Ish-trajneri i Real Madrid zbulon propozimin e tij për Realin

Bernd Schuster shikon menaxherin e ekipit kombëtar të Gjermanisë, Joachim Low, si njeriun ideal për të trajnuar Real Madridin dhe mendon se nuk do të jetë një surprizë nëse në sezonin e verës do të ndodhë kjo gjë. Ish-trajneri  i Los Blancos ka folur me presidentin e klubit Florentino Perez rreth bashkëatdhetarit të tij.

“Fola me presidentin Florentino Perez në një ceremoni dhe përmenda Low si trajnerin e ardhshëm të Real Madrid por Perez filloi të më shikonte në mënyrë të çuditshme, sikur ta kasha befasuar” ka zbuluar ai për gazetën gjermane Die Welt.

“Nuk do të jetë befasuese nëse Reali do të kërkojë të nënshkruajë me Low këtë verë,” tha ai.

Por siç e dimë Federata Gjermane e Futbollit (DFB) rinovoi kontratën e Lowit deri në 2022 pas Kupës së Botës Verën e kaluar në Rusi, pavarësisht se nuk arriti dot të dilte nga grupet për të vazhduar më tej sfidën për trofeun e Kupës së botës.


TË NGJASHME