HomeShowbiz

Ish truproja e familjes West kërcënohet nëse flet për Kim Kardashian dhe Kanye

Nëse ish-trupëroja e Kim Kardashian e Kanye West do nxjerrë ndonjë informacion për familjen e tyre ai do gjobitet me shumën e 10 milionë dollarëve.

TMZ shkruan se çifti i ka dërguar një letër Steve Stanulis i cili më parë punonte për Kanye pasi ky i fundit bëri disa deklarata ‘false dhe shpifëse’ për ta dhe njëkohësisht shkeli marrëveshjen e konfidencialitetit që ai nënshkroi.

Ai kishte pohuar se ish-shefi i tij Kanye kishte ‘rregulla qesharake’ duke përfshirë ecjen 10 hapa pas tij në rrugë.
Stanulis gjithashtu pretendoi se Kanye zemërohej nëse ai i bllokonte fotografitë e paparacëve, duke përshkruar reperin si ‘njerëzit e tij më pak të preferuar për të punuar’.

Nuk është hera e parë që Stanulis thuhet se ka hasur në telashe me ish-punëdhënësit e tij. Në maj 2016 Kim dhe Kanye raportohet se i kërkuan të bënte një falje publike pasi ai kishte folur për ta.


TË NGJASHME