HomeShowbiz

Ish truproja i Kanye West thotë se Kanye dhe Kim i thërrasin vetë paparacët

Ish-truproja i vipave, Steve Stanulis, u shfaq në podcastin Hollywood Raw dhe ai shpjegoi pse Kanye West ishte klienti i tij më pak i preferuar.

Stanulis vazhdoi të shpjegojë se ‘Kanye ka ndjekur rregulla qesharake që ishin gjithashtu kërcënuese për sigurinë e tij. “[Kanye] dëshironte që t’i qëndroje 10 hapa pas tij në një rrugët e qytetit. Kështu që, nëse dikush do të dalë dhe do të bëjë diçka unë duke qenë se do isha larg prej tij do e kisha të pamundur të shmangia incidentet”.

Stanulis rrëfeu se sa kërkues reperi ishte në ditën e tij të parë. “Ditën e parë që e takova … ishte Java e Modës. Unë duhej ta takoja në studio. Kur ai arriti atje, ne futemi në ashensor dhe ai thotë: ‘A nuk do ta shtypësh në cilin kat do të shkojmë?’ Unë i thashë “Nuk e kam idenë se çfarë kati do shkojmë, është dita ime e parë.” Kështu që ai fillon të bërtasë, ‘Ti do të thuash që nuk ke marrë informacione përpara për të zbuluar se ku do të shkoja?’ Unë i thashë jo. Ai vazhdoi të bërtiste, kështu që unë i thashë, ‘Shiko, vëlla, ne mund ta bëjmë këtë në një nga tre mënyrat. Një, ti mund të më thuash se çfarë butoni të shtyp, dhe tani unë do ta di. Dy, ti mund të shtypësh butonin, dhe unë do ta shoh atë që ti do të shtypësh kështu që unë do ta di. Ose tre, ti mund të ulesh këtu tërë ditën dhe të më thuash se sa e rëndësishme është koha jote dhe ne nuk do të shkojmë askund. ‘Përsëri, ky ishte ndërveprimi ynë i parë. Ai shkoi me opsionin e parë. “

Nëse mendoni se kjo është çmenduri, ish truproja tha gjithashtu se nuk ishte e mundur që paparacët të gjendeshin pikërisht aty ku gjendej Kanye dhe Kim në kohën e duhur gjë që nënkuptonte se dikush i thërret paparacët që të mblidhen aty ku janë çifti i famshëm.

Kanye West nuk është emri i vetëm i madh që Stanulis kishte kënaqësinë të punonte. Ai mbron Leonardo DiCaprio, Cameron Diaz dhe Tobey Maguire. Por Kanye merr kurorën për klientin më të keq dhe më të vështirë.

G.T/GotaNews


TË NGJASHME