Ish-zyrtari grek gjendet i shkrumbuar në makinë

Pasditen e së martës në Greqi, një person u gjet i djegur në një makinë të shkrumbuar nga flakët në zonën e Fokidës, në rrugën që shpie nga Amfisa në Prosilio.
Forcat policore janë duke hetohuar nëse ngjarja është një aksident apo një veprim kriminal.
Sipas informacioneve më të fundit makina është e markës Peugeot dhe dyshohet se i takon një banori 60-vjeçar nga Amfissa, një ish-zyrtar i burgut.