HomeLajmi i Fundit

Ishin duke shkuar në shkollë/ Makina përplas tre fëmijë

Një makinë ka përplasur tre fëmijë, teksa kanë qenë duke ecur rrugës për në shkollë.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në Allkaj të Lushnjës, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.

Mësohet se fëmijët ishin duke shkuar për në shkollë kur janë përplasur, por për fat janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.