HomeSociale

Ishin njohur në Tik-Tok, vajza rreh durrsakun pas 3 ditëve bashkëjetesë

Një 27-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi kishte dhunuar fizikisht bashkëjetuesin e saj. Nga detajet mbi arrestimin e saj mësohet se 27-vjeçarja me inicialet B.P, kishte disa kohë që ishte njohur në Tik-Tok me 24-vjeçarin A.B.

Para tre ditësh dy të rinjtë kishin fillur bashkëjetesën, pasi vajza sapo kishte ardhur nga Italia.

Mirëpo bashkëjetesa e tyre nuk ka shkuar edhe aq këndshëm dhe gjithçka ka nsiur në momentin kur 24-vjeçari I ka kërkuar asaj që të ndahen. Vajza nuk e ka pritur mirë një kërkesë të tillë dhe pas kërkesës së partnerit tre vite më të ri ka nisur ta dhunojë duke e goditur me sende të forta, çka I ka shkaktuar edhe lëndime.


TË NGJASHME