HomeSociale

ISHP apel qytetarëve: Ja pse duhet të bëni kujdes me kondicionerin në makinë

ISHP vjen me një apel për qytetarët për shkak të sezonit turistik dhe temperaturave e larta të cilat sjellin dhe një fluks të shtuar të qarkullimit.

Sipas ISHP qytetarët duhet të kenë kujdes nga kondicioneri i mbajtur ndezur këta kohë ka rrezik të lartë në përhapjen e pandemisë.

Njoftimi i ISHP-së:

Për shkak të sezonit turistik dhe temperaturave e larta shtohet fluksi i qarkullimit dhe rreziku për ngjarje tragjike në rrugë.

Prandaj kujdes

Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit para nisjes.

Vendosni rripin e sigurimit.

Mos shpejtoni.

Jo konsumit të alkoolit.

Përdorni sa më shumë lëngje.

Shmangni celularin në timon.

Bëni herë pas here ndalesa në vende të freskëta, me hije, ujë të ftohtë etj.

Përdorni veshje të lehta.

Mos neglizhoni rregullat e sigurisë për pandeminë.

Evitoni sa më shumë përdornin e kondicionerit.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME