HomeLajme

Ishte dënuar me 5 vite burg, ekstradohet nga Greqia 30-vjeçari

Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 5 vjet burg. Specialistët e Interpol Tirana ekstraduan shtetasin e shpallur në kërkim ndërkomëtar, Spiro Pando 30 vjeç, banues në Kuçovë.

Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Në muajin Gusht të vitit 2013 është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Spiro Pando, ku janë gjetur një sasi lëndë narkotike Heroinë dhe Cannabis Sattiva si dhe një armë zjarri automatik.


TË NGJASHME