HomeSociale

Ishte duke pirë kafe në lokal, gruaja përplaset për vdekje nga 16-vjeçari

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Lushnjës. Burimet raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit, pranë shkollës “Skënder Libohova”.

Drejtuesi 16-vjeçar i një mjeti minibus ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e më pas ka përfunduar në lulishten e qytetit.

Si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë Teuta Alickolli 47 vjeçe, e cila ishte së bashku me bashkëshortin dhe djalin duke pirë kafe në lokalin e tyre. Ajo është transportuar në spitalin e Lushnjës, ku nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Policia e Lushnjës ka shoqëruar 16-vjeçarin së bashku me të atin në komisariat. Nga hetimet e para mësohet se shkak ka qenë dhe shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte 16-vjeçari.


TË NGJASHME