HomePolitikë

Ishte i shpallur në kërkim, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Një tjetër i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e Tiranës. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet F.M, 52 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim pasi ishte i dënuar me 10 vite e 6 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit policia sekuestroi edhe disa dokumente në gjuhën italiane të cilat dyshohen se mund të jenë të falsifikuara. Ndërkohë materialet u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Tiranë.


TË NGJASHME