HomeShowbiz

Këngëtarja e njohur flet hapur për operacionet: Kam bërë hundën, e kisha fiksim

Këngëtarja Gerta Mahmutaj dhe i dashuri i saj, DJ John Van Ride kanë qenë të ftuar në programin ‘Trokit’. Gjatë emisionit Gerta ka pranuar se ka bërë një ndërhyrje estetike në fytyrë.

Kur u pyet për ndërhyrje ajo u shpreh se ka ndryshuar hundën dhe ka qenë diçka estetike, jo problem shëndetësor. Këngëtarja rrëfeu se nuk ka qenë në mëdyshje për këtë vendim dhe është e lumtur me rezultatin, pasi ai detaj nuk i pëlqente tek vetja.

Kam bërë hundën. Nuk e kisha fare me mëdyshje, e kam pasur gjithmonë të fiksuar në kokë që ishte një tipar që do ta ndryshoja. Isha e vendosur që do ta bëja një ndërhyrje në hundë. Thjesht ishte çështje estetike. Ishte i vetmi tipar që kërkoja ta strukturoja dhe ta kisha në proporcion me pjesën tjetër të fytyrës“, u shpreh Gerta.

Këngëtarja tregoi se nuk e ka fare problem ta pranojë që ka bërë ndërhyrje sepse është gjë që duket.

Është një gjë që duket. Mjafton të marrësh një foto apo një klip të viteve më parë. Nuk jam e kompleksuar të zhduk fotot apo videot“, u shpreh Gerta.


TË NGJASHME