HomeLajmi i Fundit

Ishte infektuar nga COVID-19, ndërron jetë kirurgu

Një tjetë vdekje shënohet nga radhët e uniformave të bardha, shkaku ishte COVID-19. Bëhet fjalë për mjekun Shaqir Shehu, i cili dha kontributin e tij mjekësor në qytetin e tij, në Kukës.

Ai punoi për disa dekada në qytetin e Kukësit, por vetëm disa javë më parë ai u infekua nga koronavirusi. Pavarësisht përkujdesit të stafit mjekësor, ai nuk i bëri ballë sëmundjes, duke ndërruar jetë ditën e sotme.

Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë serioze, ndërsa Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e djeshme 786 raste të reja dhe 11 humbje jete.

Autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat anticovid.